Sport

Athletico Madridi ndalet nga Celta Vigo

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 08 February 2021

Pas tetë fitoreve rresht në kampionat, Athletico Madridi është ndalur në barazim 2-2 nga Celta Vigo, në duelin e vlefshëm për xhiron e 22-të në La Liga, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ në Madrid, skuadra e Celta Vigos kaloi e para në avantazh në minutën e 13’ me anë të Santi Mina.

Vendasit e barazuan rezultatin 1-1 në minutën e 45’ me golin e shënuar nga Luis Suarez.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, kurse në 45 minuat e dytë u realizuan edhe dy gola tjerë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Diego Simeone, e përmbysi rezultatin 2-1, në minutën e 50’ me golin e shënuar nga Luis Suarez, i cili realizoi golin e dytë personal në këtë duel.

Kur u mendua se ndeshja po mbyllej me fitoren e Athleticos, në skenë doli sulmuesi argjentinas, Facundo Ferreyra, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi, Athletico Madridi, vazhdon kryesimin në La Liga me 51 pikë, kurse Celta Vigo mbetet e 10-ta me 26 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera