Lajme

Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill -detaje

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 28 March 2024

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror. Në këtë agjendë konfirmohet se diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të bëhet më 18 prill.

Sipas agjendës, diskutimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë për dy orë e gjysmë, shkruan Gazeta Express.

Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

-Advertisement-

Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera