Lajme

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Barcelonë, për çfarë akuzohet

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 30 December 2022

Një shqiptar i cilësuar si kriminel i rrezikshëm, ka përfunduar në pranga nga policia spanjolle.

Arrestimi i tij është bërë disa ditë më parë në lagjen Sants të Barcelonës, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Spanjë. Kjo është arsyeja pse ai fshihej nën një identitet të rremë.

Në vitin 2016, Gjykata e Barcelonës vendosi masën e dëbimit nga vendi dhe ndalimin e kthimit për pesë vjet kur e dënoi shqiptarin me gati pesë vjet burg për grabitje me dhunë dhe kanosje me armë zjarri dhe plagosje.

-Advertisement-

Ndonëse nuk duhet të hynte në territor deri në maj të 2023-shit, i paraburgosuri është kthyer më herët dhe për të mos u lokalizuar nga policia. Shqiptari rezulton me disa precedentë penale për grabitje me dhunë, armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh dhe sulm ndaj punonjësve të rendit. Në momentin e arrestimit, policia verifikoi se ai mbante deri në tre identitete të rreme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera