Uncategorized

Arrestohet një person për grabitje në tentativë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 23 September 2022

Sot, rreth orës 11:50 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion nga qytetarët se përball një lokali afarist në rrugën  ” Vëllezrit Gërvalla ” në Ferizaj është një rast i grabitjes në proces.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

Policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancē të dyshuarin me inicialet K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar,  i cili po mbante nën kërcënim me thikë,   viktimën me inicialet V.S (M/K) i moshës 34 vjeçar, për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave.

-Advertisement-

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera