Lajme

Arrestohet një person në Istog, dyshohet se në gjendje të dehur i vuri flakën shtëpisë së tij

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 13 March 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Kaliqan të Istogut pasi që dyshohet se në gjendje të dehur e ka djegur shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin, e ku kanë njoftuar se se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti në gjendje të dehur  kishte djegur shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

“Hapi i dytë”, thirrje për marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiq në Ohër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera