Lajme

Arrestohet 44-vjeçari në Kaçanik, po kërkohej nga policia

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 16 February 2023

Sot, në ora 12:00 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.D (M/K) i moshës 44 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim trupor dhe vjedhje e pyjeve’’me dënim burgimi prej pesëdhjetë e dy (52) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

-Advertisement-

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera