Arrestohen pronarët e një agjencie turistike, dyshohet se mashtruan mërgimtarët me bileta fiktive
Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 04 August 2022
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se përmes një aksioni në Prishtinë dhe Podujevë janë arrestuar dy biznesmenët, M.K dhe A.B., bashkëpronarë në agjencinë turistike “Prishtina Jet”, të dyshuar se mashtruan bashkatdhetarët me bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit në Kosovë
Sipas Prokurorisë, kjo u realizua pas zhvillimit të masave të fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në koordinim me Policinë dhe ATK-në, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit.
Ata dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, të paraparë sipas KPRK-së dhe nga kjo bastisje e realizuar janë gjetur e sekuestruar prova të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.
Personat e lartcekur dyshohen se, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, pra përmes Agjencisë Turistike “Prishtina Jet”, u kanë shitur të dëmtuarve/bashkatdhetarëve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit në Kosovë me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi aktual, e të cilat fluturime nuk janë realizuar edhe përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit, çka me këtë të dëmtuarve përpos dëmeve financiare u kanë shkaktuar edhe keqtrajtime psiqike, duke u maltretuar me familjarët e tyre nëpër aeroporte të ndryshme për realizimin e fluturimeve të premtuara rrejshëm nga të pandehurit.
“Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, derisa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore, si dhe, veprime hetimore ndaj rastit në fjalë, deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, dërguar mediave.
Të tjera
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...
-
Leposaviq: U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet e më pas lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. ...
-
25 vjet nga masằkrằ në Burgun e Dubravës
25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha n...
-
“Stoli ari, para dhe 11 ora”, vjedhje e rëndë në Graçanicë
Një burrë në Graçanicë ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i...
-
Nënsekretarja Allen mbërrin në Presidencë, nis takimin me Osmanin
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka mbërritur në Presidenc...
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjmë favor me shpërndarje të Kuvendit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për ke...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij
Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u ...