Lajme

Arrestohen një burrë dhe një grua në Prizren, kishin vjedhur stoli ari në vlerë mbi 1 mijë e 500 euro

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 30 April 2022

Një burrë dhe një grua janë arrestuar mesditën e së enjtes në Prizren, përkatësisht në rrugës “Adem Jashari“, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi ata kishin vjedhur stoli të arit në një lokal.

Sipas policisë, vlera e arit të vjedhur ishte 1 mijë e 539 euro.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cili dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që nga lokali i viktimës femër kosovare, kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 1539 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera