Lajme

Arrestohen katër persona në Pejë, dyshohen për grabitjen e 3 mijë eurove nën kërcënimin e armës

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 07 March 2022

Policia e Kosovës me datën 1 mars është njoftuar se në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë, një grup i personave të maskuar kanë hyrë në zyrën e një lokali dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i kanë grabitur viktimës rreth 3 mijë euro.

Të dyshuarit kanë dal duke u bashkuar edhe me dy persona të tjerë të gjithë të maskuar, kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intesive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, është arritur të identifikohen dhe me datë 07.03.2022, janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovar, dy nga të arrestuarit janë persona të mitur”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa ndaj dy personave të mitur është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera