Lajme

Arrestohen dy burra në Obiliq, dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 24 June 2022

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Obiliq, pasi që dyshohet se kanë vjedhur rreth 200 litra naftë nga rezervarët e një kamioni, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera