Lajme

Arianit Koci flet për sulmin: Dyshoj se autorët janë dy të rinj serbë, jam mirë me shëndet

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 02 October 2022

Avokati Arianit Koci ka konfirmuar se është sulmuar nga dy persona derisa ishte me biçikletë duke qarkulluar në periferi të Prishtinës më datë 28 shtator.

Koci ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka përshkruar momentin e goditjes në kokë.

“Duhet ritheksuar se nuk kam lëndime. Isha me biçikletë në lëvizje dhe afër meje kaloi një motoçikletë me dy pasagjerë ku njëri nga ta më goditi prapa në kokë. Unë nuk u rrëzova por vetëm përjetova vetëm trullim. Motorin që më goditi e pashë dhe nuk kishte tabelë regjistrimi, e që menjëherë u ktheva tek pompa dhe njoftova policinë”, tha avokati për Reporteri.net.

-Advertisement-

Koci foli edhe për dyshimet se kush janë personat që e goditën atë.

“Nuk mendoj që ka ndonjë prapavijë ky rast, por dy personat mesa kuptova janë të rinj të nacionalitet serb”, shtoi Koci.

Avokati Arianit Koci në fund tha se rastin ia ka besuar institucioneve përgjegjëse prandaj dhe ka zgjedhur të mos e bëjë publik sulmin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera