Uncategorized

Apeli i vërteton dënimin ish -kryetarit të Kllokotit

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 03 May 2017

Gjykata e Apelit e Kosovës, ia ka vërtetuar dënimin prej 10 muaj burgim më kusht ish- kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Spasiq  është shpallur fajtor, pasi që në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka tejkaluar autorizimet e tij në atë mënyrë që, me datë 3 shkurt 2014, ka nxjerrë aktvendimin me numër protokolli 4134/1, me të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar të dëmtuarin  T.S. nga vendi i punës, përkatësisht nga pozita e drejtorit të Shkollës Fillore “Marko Rajkoviq” në fshatin Vërbovc, e i cili ka pasur mandat deri më 2 Dhjetor 2015.Po të njëjtën datë me 3 Shkurt 2014 ka nxjerrë edhe aktvendimin me numër protokolli 4133/1, të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar dëmtuarin B.D. nga vendi i punës, përkatësisht nga pozita e drejtorit të Shkollës Ekonomike – Teknike në fshatin Vërbovc, e i cili ka pasur mandat deri më 2 Dhjetor 2015.

“Apeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejtë ligjin penal”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e mbrojtësit për dënim më të butë  ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat  e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera