Lajme

Ambasadori Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 14 January 2023

Ambasadorin William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Pjesë e kësaj ceremonie është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e shumë ministra të tjerë, njofton Klankosova.tv.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi, ditë më parë në Klan Kosova tha se ky titull i jepet ambasadorit Walker për demokratizimin e shoqërisë dhe kontributit në sferën humanitare dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti me kontributin që e ka bërë për denoncimin e gjenocidit i cili ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por pothuajse anekënd botës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera