Lajme

Ambasadori gjerman kërkon që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 26 September 2023

Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se është urgjente që të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Rohde thekson se sulmi ndaj Policsë së Kosovës ka qenë i tmerrshëm dhe terrorist.

“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë, nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, thotë ai.

-Advertisement-

Policia e Kosovës u sulmua nga grupe terroriste në veri më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos një tjetër polic si dhe u lëndua një tjetër.

Pas sulmeve terroriste, Policia e Kosovës vrau tre terroristë, u arrestuan dy tjerë si dhe u sekuestrua arsenal armësh në Zveçan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera