Lajme

Ambasadori britanik, Hargreaves: Do të punojmë me Kosovën që vendimi në Komitet të Ministrave të jetë pozitiv

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 18 April 2024

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ambasadori tha se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e Komitetit të Ministrave.

“E mirëpres votën e APKE në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë me Kosovën në hapat e ardhshëm për një vendim pozitiv nga Komiteti i Ministrave”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

-Advertisement-

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Tani do të jetë në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht në maj, nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera