Lajme

Ambasadori Berishaj: Hedh poshtë spekulimet, janë me prapavijë politike

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 26 January 2023

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj në prag të nisjes së Forumit Ekonomik në Prishtinë ka thënë se raportimet për përfshirjen e tij në një aferë janë qëllimkëqija.

“Jam shumë i gëzuar që prezantoj shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Ato janë spekulime të cilat i hedh poshtë e të cilat kanë qëllim denigrimin e personalitetit tim dhe imazhit të Kosovës”, është shprehur Berishaj para gazetarëve.

“Besoj se shpifësit do të dalin para gjyqit”, ka shtuar ai duke thënë se sot më me rëndësi është të flitet për Forumin Kosovë-Kroaci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera