Lajme

Ambasadorët e huaj e kujtojnë Rugovën: Qasja paqësore e tij e nevojshme këto ditë

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 21 January 2023

Në 17 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shefi i BE-së dhe ambasadorë vendosën kurora lulesh te varri i tij për të nderuar trashëgiminë e tij.

Bashkimi Europian në Kosovë përmes një postimi tha se ish-presidenti Rugova do të mbahet mend si promovues i paqes në arritjen e qëllimeve politike.

“Dr. Ibrahim Rugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore dhe jo të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike, e cila është shumë e nevojshme këto ditë. Trashëgimia e tij jeton. U preftë në paqe”.

-Advertisement-

Me delegacionin europian prezentë ishte edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, si dhe ai gjerman, Jorn Rohde.

Për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave.

Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Ish-presidenti Ibahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera