Lajme

Ambasada britanike në Prishtinë krenare me intervenimin e FSK-së në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 11 February 2023

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë është shprehur e kënaqur me guximin dhe aftësinë e ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë intervenimit në Turqi.

“Jemi të kënaqur të shohim pajisje të dhuruara britanike duke shpëtuar jetë në Turqi falë guximit dhe aftësisë së ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së”.

“Aftësitë e Kosovës dhe objektet e kërkimit dhe shpëtimit janë pasuri të mëdha për Kosovën dhe aleatët e tij, me të cilët jemi krenarë që jemi të lidhur”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade në Facebook.

-Advertisement-

Ndryshe, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit që ndodhi të hënën ka shkuar në mbi 25 mijë persona.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar ekipet e FSK-së në Turqi, për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit. Ata janë vendosur në Hatay të Turqisë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera