Lajme

Aliti: Përkrahja në Çeki fenomenale, na u duk sikur po luajmë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 14 November 2019

Atmosfera e krijuar nga Dardanët në Çeki, e ka befasuar mbrojtësin e Kosovës, Fidan Alitin.

Aliti ka deklaruar se lojtarëve u është dukur sikur po luajnë në Prishtinë, nga atmosfera që krijuan në stadium tifozët kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

“Përkrahja ka qenë fenomenale dhe mu duke sikur po luajmë në Prishtinë. Pa juve nuk e kishin luajtë këtë finale. Mendoj se djemtë e kanë dhënë 100 për qindëshin, Çekia e ka treguar veten, kanë qenë më të mirë. Besoj se sot është ditë me qenë mërzitshëm, është normale, por nesër duhet me mendu pozitivisht”, ka thënë Aliti. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera