Ali Sefaj për rastin e babait të deputetit Valon Ramadani: Vetëvendosja po hesht, problemi i tyre janë individët jo parimet
Autori: Gazeta inFokus
21:54 | 25 July 2026
Ali Sefaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me hulumtimin e Infokusit për privatizimin e tokës nga babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.
Sefaj ka shkruar se babai i deputetit, për vite me radhë, ka privatizuar tokë me çmime dukshëm më të ulëta se vlera reale e tregut dhe se blerje të tilla, sipas tij janë realizuar edhe gjatë qeverisjes së Albin Kurtit përmes negocimit.
Në reagimin e tij, ai kritikon aktivistët dhe mbështetësit e Vetëvendosjes, duke thënë se askush prej tyre nuk e ka ngritur këtë çështje publikisht.
“Për vite të tëra kanë bërë zhurmë për çdo metër katror të pronës publike kur u është përshtatur politikisht. Këtu? Heshtje totale”, shkruan Sefaj.
Ai shton se, sipas vlerësimit të tij, problemi nuk qëndron te mbrojtja e pasurisë publike, por te individët.
“Po të ishte halli te mbrojtja e pasurisë publike, do ta kishin të njëjtin standard për secilin rast, pa dallim se kujt partie i takon.”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
































