HULUMTIMI I RADHËS: Vetëm 2 euro e 40 cent për metër katror – Si i privatizoi NDËR VITE babai i deputetit të VV-së, Valon Ramadani, pronat e shtetit
Autori: Hateme Smajli
16:49 | 10 July 2026
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka konfirmuar edhe një herë raportimin e Gazetës Infokus se parcela prej 2 mijë e 524 metrash katrorë, e privatizuar në Nekodim të Ferizajt për babain e deputetit të LVV-së, Valon Ramadani është rrugë. Kjo pjesë në AKP figuronte si “rrugë e pakategorizuar”.
Konfirmimi vjen përmes dokumenteve dhe të dhënave që AKP-ja i ka dërguar Infokusit pas kërkesës për qasje në dokumente publike.
Po ashtu sipas këtyre të dhënave të AKP-së po del se në këtë zonë për Hysni Ramadani u privatizuan ndër vite afro 48.3 hektarë pronë e shtetit në të gjitha pushtetet duke filluar nga çmimi 2 euro e 40 cent për metër katror.
Për Albin Kurtin kjo ishte mundësia ideale për të dëshmuar premtimin e përsëritur ndër vite se pronat e shtetit do t’i ktheheshin shtetit dhe se AKP-ja do të shuhej. Por në praktikë ndodhi e kundërta. AKP-ja vazhdon të funksionojë, ndërsa keqpërdorimi permes privatizimit të pronave shtetërore po vazhdon edhe gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.
Tri privatizime në të njëjtën zonë për lagjen luksoze
Të dhënat e siguruara nga AKP-ja tregojnë se ndër vite janë realizuar tri privatizime të mëdha në zonën ku sot shtrihet lagjja Panorama në Ferizaj.
Sipas dokumenteve të AKP-së, më 8 dhjetor 2009, në kohën e qeverisë Thaçi, në zonën e Varoshit, Hysni Ramadani privatizoi 460,294 metra katrorë tokë bujqësore për 1 milion e 104 mijë euro, ose rreth 2.40 euro për metër katror.
Më 21 korrik 2017, në kohën e qeverisë Mustafa, në Fshatin e Vjetër, kompania “Nderimi SHPK”, e lidhur me Hysni Ramadanin dhe Shaban Aliun, privatizoi 20,879 metra katrorë tokë bujqësore për 325 mijë euro, ose rreth 15 euro për metër katror.
Ndërsa më 6 maj 2025, në Nekodim në kohën e qeverisë Kurti, Hysni Ramadani dhe Shaban Aliu privatizuan 2,524 metra katrorë të klasifikuar si “rrugë e pakategorizuar” për 302,880 euro, ose 120 euro për metër katror.

RRUGA u privatizua me negocim direkt
Një nga dallimet kryesore mes këtyre privatizimeve është mënyra e shitjes.
Sipas dokumenteve të AKP-së, dy pronat e para, të klasifikuara si tokë bujqësore, janë privatizuar përmes procedurave publike të privatizimit.
Ndërkaq, parcela në Nekodim, përmes procedurës së negocimit direkt, pa tender publik dhe për herë të parë është privatizuar rrugë. Kjo parcelë ndodhet në zonën ku është zhvilluar lagjja rezidenciale Panorama në Ferizaj.
Afro 50 hektarë pronë shtetërore të privatizuara për Hysni Ramadanin
Bazuar në të dhënat e dërguara nga AKP-ja, sipërfaqja totale e privatizuar në këto tri raste arrin në 483,697 metra katrorë, ose rreth 48.3 hektarë.
Vlera totale e këtyre privatizimeve është 1 milion e 731 mijë e 880 euro.
Sipas përllogaritjeve të bazuara në dokumentet zyrtare, çmimi mesatar i paguar për këto prona rezulton rreth 3.58 euro për metër katror.
NDIQNI STORIEN:
AKP hap dosjet e vjetra, mban mbyllur ato të vitit 2025
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka hezituar t’i përgjigjet kërkesës së Gazetës Infokus për qasje në dokumente lidhur me privatizimet e realizuara ndër vite në këtë pjesë të Ferizajt, e njëjta nuk ka kthyer ende përgjigje në kërkesën tjetër të dërguar që më 15 maj 2026.
Në atë kërkesë, Infokus ka kërkuar qasje në dokumentacionin e 56 pronave shtetërore të privatizuara përmes shitjes direkte vetëm gjatë vitit 2025.
Pavarësisht kalimit të afateve ligjore, AKP-ja vazhdon të mos ofrojë përgjigje për këtë kërkesë, duke lënë pa sqarim një nga proceset më të rëndësishme që ka të bëjë me menaxhimin dhe tjetërsimin e pronës publike.
Për shkak të mosveprimit të institucionit, Gazeta Infokus tashmë ka paraqitur ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), duke kërkuar zbatimin e ligjit dhe sigurimin e qasjes në dokumentet e kërkuara.
Kontratat e 56 shitjeve direkte të realizuara gjatë vitit 2025 mbeten ende të paqasshme për publikun, ndërsa AKP-ja vazhdon të mos japë përgjigje për një kërkesë që ka më shumë se dy muaj e dorëzuar./Gazeta Infokus

Infokus PADIT deputetin e LVV-së, Valon Ramadanin për shpifje dhe fyerje ndaj mediumit (Dokument)

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































