Lajme

Albena Reshitaj zyrtarisht jep dorëheqje nga AKR-ja

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 23 October 2018

Ish ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj që vinte nga partia Aleancës Kosova e Re zyrtarishtë ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën inFokus Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli.

Makolli ka thënë se Albena Reshitaj ka dhënë dorëheqje me shkrim nga AKR-ja dhe ka falënderuar kryetarin Behxhet Pacollin për mbështetjen e dhënë.

-Advertisement-

“Po ua konfirmoj se Albena Reshitaj ka dhënë dorëheqje me shkrim nga Aleanca Kosova e Re, dhe ka falënderuar kryetarin Behxhet Pacollin për mbështetjen e dhënë. Po ashtu na ka uruar suksese në angazhimet politike”, ka thënë Makolli për Gazeten inFokus

Pas dorëheqjes së ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është emëruar këshilltare politike e kryeministri Ramush Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera