Fokus

Albana Bytyqi tregon se çfarë do të bënte po ti kishte 1 milion euro

Autori: Ermirë Berisha 21:28 | 12 October 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka treguar se po të kishte një shumë prej 1 milion eurosh do të hapte një qendër për personat me afësi të kufizuara, shkruan Gazeta inFokus.

Bytyqi për emisionin Gratë N’Fokus me Era Berisha, është shprehur se hapja e një qendre të tillë për personat me aftësi të kufizuara do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për nënat.

“Mu bo një pytje një ditë qka kishe bo ti nëse i kishe pas 1 milion euro edhe e kërkova këtë e kisha bërë një qendrim ditor për personat me aftësi të kufizuara më pëlqen kjo pjesë e këtyre personave ta kenë një qendrim ditor, se nanat kanë nevojë, kanë nevojë me i pas fëmijët  dikund me kalu një ditë, një 8 orësh me i pa të gjitha aktivitetet”, ka thënë deputetja.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu ka shtuar se është në bisedime dhe se pret rezultate optimiste për finalizimin e kësaj ideje.

“Unë kam qenë edhe në vizita jashtë vendit e kam parë se si përballen nanat me personat me aftësi të kufizuara, ku i dërgojnë në ato vendet ku i kanë të gjitha ato aktivitetet edhe ëndërr e kam këtu me e bo një, mirëpo po vazhdojmë gradualisht, sepse kjo shkon pak gjatë, mirëpo jam në bisedime dhe po besoj që kemi me arrit një rezultat”, ka deklaruar Bytyqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera