Rozë

Aktori i Beverly Hills flet për martesën e tij me Megan Fox

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 22 September 2017

Marrëdhëniet bashkëshortore nuk janë gjithmonë perfekte. Për këtë duhet pyetur aktorin Brian Austin Green.

Aktori i cili është në martesë me aktoren e bukur Megan Fox për më tepër se një dekadë, së fundi ka thënë se martesa është një gjë e vështirë, transmeton KosovaPress.

“Ajo nuk funksionon njësoj për të gjithë.  Ju mund të arrini deri te synimi juaj kur e dini se kini fëmijë dhe jeni të martuar për një kohë të gjatë. Ne kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë. Ju kaloni ditë pas dite”, ka thënë Green.

-Advertisement-

Megan Fox kishte bërë kërkesë për ndarje në vitin 2015, por të dy ata u pajtuan para lindjes së djalit të tyre të tretë, Journey, në vitin 2016.

“Unë nuk kam problem me diçka që nuk funksionon. Nuk pres përjashtime. Tentoj të jetoj çdo ditë”, ka thënë aktori i serisë së njohur Beverly Hills.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera