Lajme

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit në Vushtrri që dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 05 January 2023

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj mësimdhënësit F.K., i cili ngarkohet për ngacmim seksual të një nxënëseje.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Valon Preteni, i cili tha se mësimdhënësi ngarkohet edhe për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

“Mësimdhënësit me inicialet F.K., i është ngritur aktakuzë më 20 dhjetor. I njëjti dyshohet për dy vepra penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ dhe ‘Ngacmim seksual’”, ka thënë Preteni.

-Advertisement-

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se mësimdhënësi është suspenduar nga puna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera