Aksioni i krimeve të rënda kundër fajdeve në tre qytete, arrestohen katër persona
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 17 May 2023
Katër persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale fajdeja pas një aksioni të zhvilluar në Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë.
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj sot janë duke zhvilluar një aksion kundër fajdeve në tre qytete të Kosovës.
Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri, shkruan Gazete Infokus.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt që ka dhënë edhe detaje për të arrestuarit
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, është duke e realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”./Gazeta Infokus/
Aksion i madh i policisë kundër fajdeve në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri

T� tjera
-
Prezantohet roboti pa pilot për FSK-në, “Made in Kosova”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se për nevojat e Forcës...
-
Jakup Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri i shtëpisë, ata nga ballkoni
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjes...
-
Aksion policor në tri lokacione, arrestohen katër persona dhe konfiskohen afro 15 kilogramë marihuanë
Katër persona janë arrestuar në një aksion të Policisë së Kosovës, i zhvillua...
-
Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në ditën e katërt të vizitës
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur sërish në sh...
-
46 aksidente dhe 2396 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për...
-
Zhduket një vajzë në Prizren
Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen ...
-
Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosova po përgatit një strategji për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së...
-
“Besojnë te protesta, jo te gurët”, Rama publikon pamje nga takimi me disa studentë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi dhe bashkë...
-
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë
KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...
-
Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën humanitare në Kosovë
Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në ...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
































