Lajme

Aksion i madh i policisë kundër fajdeve në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 17 Maj 2023

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj sot është duke zhvilluar një aksion kundër fajdeve.

Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha se operacioni po zhvillohet në disa lokacione.

-Advertisement-

Ai shtoi se detaje të tjera do të të bëhen të ditura më vonë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, në disa lokacione/rajone të ndryshme.

Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy