Lajme

Aksidenti në Zhur të Prizrenit, vdes personi i dytë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 08 August 2022

Në korrik të këtij viti kishte ndodhur një aksident në Zhur të Prizrenit mes një kamioni dhe veture, si pasojë kishte vdekur një person dhe dy të tjerë ishin lënduar. Pas disa ditësh qëndrimi në QKUK, ka vdekur edhe personi i dytë i lënduar në këtë aksident.

Njoftohet se viktima ka qenë vozitës i njërit prej automjeteve.

Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Zhur, Prizren, 12.07.2022 – 07:00. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera