Lajme

Aksidenti fatal në Ferizaj – Në mesin e të lënduarve një grua shtatzënë

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 22 February 2023

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugorë Ferizaj-Shtime, ku si pasojë katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Gazeta Insajderi mëson nga burimet brenda QKUK-së se në mesin e të lënduarve është një grua shtatzënë.

Ky burim i tha Gazetës se gjendja e saj është e rëndë.

“Po edhe një grua shtatzëne është lënduar, gjendja e saj fatkeqësisht është e rëndë”, tha ky burim.

-Advertisement-

Ndërsa, nga zyra për media e ShSKUK-së kanë thënë  se edhe një person tjetër me lëndime të lehta është duke marrë trajtim mjekësor.

“Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bējnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta!”, thuhet në përgjigje e ShSKUK-së dhënë Insajderit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera