Lajme

AKK me kërkesë urgjente për ministrin Murati

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 08 August 2022

Asociacioni i Komunave të Kosovës njofton se komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet.

Përmes një njoftimi, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Tranfereve që të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

KOMUNAT RREZIKOJNË TË MBESIN PA BUXHET

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Tranfereve që të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore.

Lëshimi i kësaj Qarkore ju mundëson Komunave të Republikës së Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor.

Si proces është shumë i vonuar dhe i rrezikon Komunat që mos të kenë mundësi teknike që ta dorëzojnë buxhetin me kohë pranë Kuvendeve të Komunave, me saktesisht me datën 1 Shtator që është obligim ligjor që buxheti t’i dorëzohet Kuvendit të Komunës.

Pa Qarkoren e Dytë Buxhetore, Komunat nuk i dijnë as kufijtë përfundimtar buxhetor si organizata buxhetore dhe kjo pamundëson direkt dorëzimin e Buxhetin në Kuvendin e Komunës.

Poashtu, mos dorëzimi i buxhetit me datën 1 Shtator i kushton komunave me humbje të pikëve në Raportin e Performancës dhe si i tillë i penalizon komunat nga përfitimet financiare nga Granti i Performancës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera