Lajme

Ahmeti: Bllokimi i pagave s’mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 02 September 2022

Ish kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se bllokimi i pagave nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave.

Sipas tij, gjasa teorike nuk ka qeveria ta dijë kush ka shkuar në punë e kush jo, sepse shkollat i raportojnë Komunës.

“1. Bllokimi i pagave nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave, sepse gjasa teorike nuk ka qeveria me dit kush ka shkuar në punë e kush jo, sepse shkollat i raportojnë Komunës”.

-Advertisement-

“2. Komuna si epror vendos se kënd me e penalizu e kënd jo. Ministria nuk mund të jetë mbi komunën. Kjo është e garantuar edhe me kushtetutë edhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale”.

“3. Ndalesa e pagave për punëtorët që nuk janë në grevë është edhe shkelje e rëndë ligjore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera