Agon Maliqi për rastin e Klan Kosovës: Heshtja sot do të ishte kulminacioni i hipokrizisë

Autori: Gazeta inFokus
17:38 | 29 July 2023
Opinionisti Agon Maliqi ka reaguar ndaj vendimit të MINT-it për Klan Kosova, duke thënë se ‘sulmi ndaj Klanit nuk është sulm vetëm ndaj Klanit, por përpjekje për ta nënshtruar dhe kërcënuar gjithë spektrin mediatik dhe biznesin privat’.
Maliqi, ka potencuar se ky hap që ka ndërmarr Qeveria, mund të konsiderohet si akti i parë i madh i metamorfozës së paralajmëruar të cubave ideologjikë në natyrën e tyre të vërtetë totalitare.
“Këmbëngulja për ta mbyllur me çdo kusht dhe në shpërfillje të ligjit Klan Kosovën, kanalin më të madh televiz në vend – duke e përdorur trukun më të vjetër në manualin e regjimeve autoritare, atë të luftës ndaj armikut (Serbisë) – nuk është një hap i rëndomtë i një qeverie ndaj të cilit mund të mbyllen sytë aq lehtë”, ka shkruar Maliqi.
“Pas disa vitesh laritjeje dhe maskimi në sytë e perëndimit si kampionë të demokracisë liberale, ky mund të konsiderohet si akti i parë i madh i metamorfozës së paralajmëruar të cubave ideologjikë në natyrën e tyre të vërtetë totalitare”.
“Klan Kosova historikisht i ka pasur lajmet ndër më të balancuarat në gjithë spektrin mediatik. Emisionet e saja kanë qenë gjithmonë të hapura ndaj VV-së, madje e kanë mundësuar rritjen e saj. Sulmi ndaj Klanit nuk është sulm vetëm ndaj Klanit, por përpjekje për ta nënshtruar dhe kërcënuar gjithë spektrin mediatik dhe biznesin privat – “ose i ndalni kritikat, ose e shihni se çka ju gjen”. Është hapi i parë testues i kufijve të rezistencës demokratike ndaj sundimit të ri autoritar”, shtoi ai.
Maliqi shton se ky është testi më i madh për shoqërinë civile, pasi sipas tij, ‘heshtja sot do të ishte kulminacioni i hipokrizisë’.
“Shumëkush në këto rrethana do të mund të tundohej ndaj këtij nënshtrimi. Por ata që bëjnë llogari të tilla le ta dinë se për totalitarët njerëzit janë lecka që hidhen në plehra sapo të mos jenë të dobishëm. Militanti më i madh i sotëm nesër rrezik edhe vetë, me pakënaqësinë më të vogël të shprehur, përfundon si agjent i Serbisë – sepse vetë e ushqeu këtë standard të qeverisjes”.
“Ky është mbi të gjitha testi më i madh për shoqërinë civile. Këtu kemi qenë kur të gjithë së bashku kemi reaguar dhe kemi protestuar për qindra skandale të qeverive të kaluara – prokurorive të kapura, kontratave milionëshë për rrugë, dallavareve me energji, etj. Heshtja sot do të ishte kulminacioni i hipokrizisë”.
“Mundeni me e ly me Nutella këtë copë bagle – pra me thanë se në rastin e Klanit bëhet fjalë për sundim të ligjit – por bagla mbetet bagël”.
Ai shton se në rastin Klan Kosova nuk ka shkelje ligjore me regjistrimin.
“Qysh p’e kuptoj situatën (juristët mund të më përmirësojnë) në rastin Klan Kosova nuk ka shkelje ligjore me regjistrimin. Problem tjetër është nëse në regjimin liberal të tregut ligji ua lejon korporatave manovrat e tilla të regjistrimit për motive përfitimi (të të drejtave televizive, tatimeve më të favorshme) apo sigurie juridike (si investim i huaj, qoftë edhe nga Maqedonia, je më i mbrojtur se si investim vendas). Në çfarëdo rasti Klan K. me gjasë e ka rastin e fituar në gjykatë bashkë me dëmshpërblimin eventual të cilin do ta bart mbi supe taksapaguesi për arbitraritetin politik të shtetit. Shtrohet pyetja atëherë se kush këtu po lufton për sundim të ligjit dhe kush po e përdhos atë”.

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...