Lajme

Admirali Munsch: Sot Kosova është më e sigurt dhe stabile falë misionit të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 10 October 2022

Në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, ka nisur të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

Në një fjalë rasti, admirali Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, ka thënë se sot Kosova është një vend më i sigurt dhe stabil falë misionit të NATO-s, njofton Klan Kosova.

“Sot Kosova është qartësisht më e sigurt dhe më stabile se sa kur filloi misioni i NATO-s. Duhet ta njohim atë arritje që nuk është pak”.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar të flasë për ndërrimin e komandës së KFOR, duke i përmendur kualifikimet dhe të arriturat e të dy komandantëve, të atij në shkuarje dhe të atij në ardhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera