Opinione

A u dorëzuan tanimë ata që dolën nga UÇK?

Autori: Agron Hoti 21:50 | 26 December 2022

S‘do të mund ta kuptoj asnjëherë se si ka mundësi që veteranët, invalidët, mbështetësit dhe partitë e dala nga UÇK, pra nga kulmi i lavdisë shqiptare që bëri për vete SHBA-në, BE-në e NATO-n, me aq lehtësi jorezonimi t’i bashkoheshin një proteste kundër Gjykatës Speciale të organizuar nga ata që deri dje kishin qenë pjesë aktive e inxhinieringut brutal për defaktorizimin dhe rrjedhimisht poshtërimin e Krerëve të UÇK-së deri në eliminimin politik të tyre, saktësisht siç projektonte Rusia në Ballkan kundrejt faktorizimit të Vuçiçit e Serbisë.

A s’ishte pikërisht ky inxhiniering që s’njihte shtetin e Kosovës me simbole të fituara me gjak mbi 100 vjeçar, që sulmonte fizikisht personalitete vendore e ndërkombëtare, që mbolli gjuhën dhe frymën e diskreditimit të gjithësecilit, që ua vënte flakën institucioneve të shtetit me kauza të shpifura, që quante shkatërrim çlirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e ëndërruar prej shekujsh, që çlirimtarët i quante kriminelë saktësisht siç vazhdon t’i quajë edhe sot Serbia e Rusia me armatën e kinseshqiptarëve, që sot derdhin lot krokodili për Gjykatën Speciale gjersa dje i bënin argatin me veprime në mënyrën më të vrazhdë të mundshme?

Partitë e dala nga UÇK, invalidët, veteranët e mbështetësit e UÇK-së para se t’i bashkohen inxhinieringut që i luftonte me propagandë e armë deri dje, duhet ta kenë një gjë të qartë: që Gjykata Speciale është bërë për t’i mbyllur gojën Serbisë e Rusisë se NATO e UÇK s’kishin asgjë për të fshehur për luftën çlirimtare të Kosovës dhe se shpejtësia e mbylljes së saj do të varet tërësisht – nëse jo ekskluzivisht – nga epilogu i dialogut Kosovë-Serbi dhe i luftës Ukrainë-Rusi.

-Advertisement-

Prandaj, nëse ata që dolën nga UÇK i bashkohen edhe më tutje këtij inxhinieringu të ndarë artificialisht në dy degëzime në esencë anti-UÇK, atëherë i bie që i janë dorëzuar të tërit dhe se i kanë pranuar tanimë të gjitha akuzat brutale që ky inxhiniering ua bënte deri dje. Ata që jua kanë ngulur njëherë, do t’jua ngulin gjithëherë. A.H.rë. A.H.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera