Lajme

‘A pe kuptoni pse po nihna vetë? E s’ish kon deshtë!’- Shprehet Kurti në seancë

Autori: Gazeta inFokus 01:13 | 03 March 2023

Kryeministri Kurti e ka vazhduar fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës duke iu kundërpërgjigj ‘sulmeve’ të opozitës.

“A pe kuptoni pse po nihna vetë? E s’ish kon deshtë!” – u shpreh Kurti, derisa i kërkoi opozitës që të denonconte shkeljen e marrëveshjes së 2013-s nga Serbia.

“Pse nuk po e përmendni që Serbia e ka shkelë atë marrëveshje?” – tha Kurti, duke përmendur largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit.

-Advertisement-

Ai tha se ajo marrëveshje ishte shkelur në dy nga tri shtyllat e saj, dhe se Serbia po insistonte vetëm në gjashtë pikat e para (për Asociacionin) që i konvenonin asaj.

Më tej, ai u shpreh se kishte interes të madh për marrëveshjen e librave kadastralë duke adresuar pikën 10 ku përmbahet edhe Asociacioni.

Ai vazhdoi të kërkonte mbështetjen e opozitës edhe për këtë çështje.

Kryeministri ka përmendur me emër e mbiemër edhe deputetët e opozitës që e kishin votuar marrëveshjen e 27 qershorit 2013.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera