Lajme

A ka rënë edhe blloku B1 që prodhon sasi të madhe të energjisë, flasin nga KEK-u

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 29 August 2022

Situata energjetike në vend po vazhdon të përkeqësohet. Pasi dje Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se blloku A3 ka rënë nga sistemi, sot ka rënë edhe B1, mirëpo i cili është kthyer prapë në operim.

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se “në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera