A ka nevojë Onkologjia për më shumë specialistë? Goga tregon sfidat
Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 08 October 2026
Doktoresha Vildane Goga ka folur për ngarkesën me të cilën po përballet Klinika e Onkologjisë, duke thënë se fluksi i pacientëve është jashtëzakonisht i madh, ndërsa stafi po përpiqet që secilit pacient t’i ofrohet shërbimi i nevojshëm në kohë.
Në emisionin “Doktor Plus”, të moderuar nga Arjeta Osmani, Goga ka thënë se kushtet infrastrukturore në Klinikën e Onkologjisë janë përmirësuar dukshëm gjatë pesë viteve të fundit, veçanërisht pas rinovimit të klinikës.
“Fatmirësisht, sa i përket kapaciteteve të objektit, kushtet janë shumë më të mira sesa kanë qenë më herët. Sidomos pesë vitet e fundit, me rinovimin e Klinikës së Onkologjisë, kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë kushtet për pacientët, por edhe për stafin tonë”, ka deklaruar Goga.
Megjithatë, sipas saj, fluksi i madh i pacientëve vazhdon ta mbajë stafin nën ngarkesë të lartë.
“Normalisht që stafi është i ngarkuar, sepse është fluks jashtëzakonisht i madh i pacientëve, por mundohemi me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe përpiqemi që asnjë prej pacientëve të mos mbetet pa marrë shërbimin në kohën e duhur dhe shërbimin e duhur”, ka thënë ajo.
Goga ka theksuar se lehtësimi i punës në klinikë lidhet edhe me furnizimin me barna, si dhe me shtimin e profesionistëve të rinj në fushën e onkologjisë dhe radioterapisë.
“Pa tjetër që kisha dashur ta cek edhe aspektin e furnizimit, qoftë me barna, por edhe aspektin e avancimit të onkologjisë me profesionistë të rinj që do të vijnë për specializim në onkologji dhe radioterapi. Puna, pa dyshim, do të na lehtësohet edhe neve”, ka deklaruar Goga në “Doktor Plus”.

T� tjera
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...

































