Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 07 November 2026
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka shfuqizuar dispozitën që mundësonte mbajtjen fizike të patentë shoferit, dokumenti nuk mund të mbahet nga Policia për më shumë se tetë ditë.
Megjithatë, sipas Policisë, vendimi i Gjykatës Supreme nuk nënkupton anulimin e masave mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit. Këto masa vazhdojnë të jenë në fuqi edhe në rastet kur patentë shoferi fizikisht i kthehet qytetarit.
Policia ka sqaruar se patentë shoferët të cilët janë mbajtur përtej afatit të përcaktuar do t’u kthehen qytetarëve. Por, kthimi i dokumentit nuk nënkupton automatikisht edhe të drejtën për të drejtuar automjetin.
Sipas Policisë, personat ndaj të cilëve vazhdon të jetë aktive masa e ndalimit të vozitjes do të vazhdojnë të jenë subjekt i kësaj mase. Në rast se një shofer drejton automjetin gjatë periudhës së ndalimit, ndaj tij mund të ndërmerren masat e parapara me ligj.
“Policia e Kosovës gjithmonë i ka zbatuar dhe duhet t’i zbatojë vendimet e cilësdo gjykatë. Në këtë rast kemi të bëjmë me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila kohë më parë ka dhënë një sqarim se si duhet të veprojë Policia në rastet e konfiskimit të patentë shoferëve për kundërvajtje të caktuara, ku është paraparë një masë, që është konfiskimi fizik i patentë shoferëve”, tha Gashi.
Gashi vlerëson se problemi kryesor nuk qëndron vetëm te kthimi i dokumentit, por te fakti se pas kthimit të patentë shoferit duhet të verifikohet nëse ndaj shoferit vazhdon të jetë aktive ndonjë masë ndalimi.
“Persona të caktuar mund të japin shpjegime çfarë ata mendojnë që janë më të mira, por tash problemi është pak më ndryshe, sepse ndoshta dikush ka nevojë, ka dëshirë, ka mundësi që ta drejtojë automjetin duke pretenduar që, në rast se e ndalin, nuk bëhet verifikimi që a ka ndonjë ndalesë apo jo. Për këtë arsye po e them se efekti është i njëjtë, vetëm se fizikisht do ta ketë patentë shoferin personi të cilit i është konfiskuar. Policia do t’ia kthejë brenda 8 ditësh, mirëpo ajo ndalesa vlen dhe, prapë po e them, komplikimi është më i madh për shkak se duhet të verifikohet secili që ndalohet për të parë a ka ndonjë ndalesë”.
Sipas Gashit, kthimi i patentës mund të krijojë një situatë ku shoferi e ka dokumentin me vete, por ligjërisht vazhdon të jetë i ndaluar nga drejtimi i automjetit. Për këtë arsye, ai e sheh si të rëndësishme verifikimin e masave gjatë kontrolleve në trafik.
“Mendoj që i logjikshëm është vetëm aspekti vizual apo fizik për me pas patentë shoferin, për me ruajt. Është çështje e natyrës njerëzore që, nëse ti e ke patentë shoferin, se a do me vozit edhe pse e di që e ke një ndalesë apo jo, dhe mendimi im është që shumica do ta përdorin patentë-shoferin si mos me pas fare ndalesë”.
Ndërsa, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, thotë se vendimi i Gjykatës Supreme nuk e heq masën e ndalimit të vozitjes, por mund të krijojë paqartësi për qytetarët nëse kjo nuk sqarohet mjaftueshëm.
“Gjykata Supreme e ka shfuqizuar dispozitën për mbajtjen e patentë shoferit, megjithatë masat për ndalimin dhe drejtimin vazhdojnë të jenë në fuqi.”
Ahmeti e sheh si problem të mundshëm faktin që një shofer mund ta ketë patentën fizikisht me vete, por të mos ketë të drejtë të drejtojë automjetin. Sipas tij, siguria rrugore nuk duhet të ndikohet domosdoshmërish nga vendimi për sa kohë që Policia vazhdon kontrollet dhe verifikimin e masave përmes sistemeve elektronike.
“Shoferi mund ta ketë patentën në xhep, por të mos e ketë të drejtën që ta drejtojë automjetin. Kjo duhet të sqarohet më mirë nga institucionet apo nga ata të cilët e kanë marrë këtë vendim. Vendimi nuk e dobëson domosdoshmërish sigurinë rrugore. Policia duhet të vazhdojë kontrollet dhe zbatimin e masave mbrojtëse përmes sistemit elektronik. Duhet që, herë pas here, të bëhen kontrolle. Atëherë kur e ndal qytetarin, parimisht duhet ta verifikojë nëse ka gjoba në bazë të sistemit elektronik apo jo. Nëse ka gjoba dhe shoferi nuk ka të drejtë ta ngasë automjetin, atëherë merren masat e duhura”.
“Mund të ketë ndikim nëse shoferët e keqinterpretojnë vendimin. Në shumicën e rasteve, qytetarët bëhen një lloj vetëgjykatësi, ku i interpretojnë ligjet ashtu siç duan. Megjithatë, kontrollet e vazhdueshme dhe zbatimi i ligjit janë faktorët kryesorë për ndalimin e kundërvajtjeve. Patenta në xhep nuk do të thotë që qytetari mund ta ngasë automjetin në rast se ka shkelur ligjet e komunikacionit apo thjesht ka bërë kundërvajtje. Siguria rrugore garantohet nga respektimi dhe zbatimi i ligjit”./KP/

T� tjera
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
































