Sport

A duhet të kthehet Neymar te Barcelona? Vendosin tifozët

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 23 November 2018

Tifozët e Barcelonës i kanë thënë ‘PO’ një rikthimi të Neymar te Barcelona.

Sulmuesi brazilian është lidhur me një rikthim në Camp Nou, duke qenë i pakënaqur në Parkun e Princave te skuadra e PSG-së, pavarësisht transferimit prej 222 milionë euro në vitin 2017.

Media e afërt me Barcelonën, ‘MundoDeportivo’, ka pyetur tifozët e kësaj skuadre nëse dëshirojnë që Neymar të rikthehet në Camp Nou.

-Advertisement-

Nga 14 mijë lexues të ‘Mundo Deportivo’ që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, 57 për qind, apo 8167 janë pajtuar për rikthimin e Neymar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera