Sport

A do të jetë Ibrahimovic gati për ndeshjen ndaj Manchester United?

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 16 March 2021

Milani dhe Manchester United takohen të enjten, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së 1/8-tes së finales në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli i parë i zhvilluar në stadiumin ‘Old Trafford’ u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Në sfidën e parë në radhët e Milanit mungoi sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic, i cili do të jetë gati për takimin kthyes.

-Advertisement-

Sipas raportimeve të Sky Sports Italia, 39 vjeçari gjatë ditës së sotme është stërvitur me ekipin.

Kujtojmë që Ibra nuk ka luajtur që nga 28 shkurti, ku edhe pësoi  një lëndim në ndeshjen kundër Romës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera