Përgatitja e bukës në shtëpi – 5 gabimet që duhet t’i shmangni
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 23 April 2020
Buka e shtëpisë nuk ka të krahasuar me atë që blihet tek furrëpjekësi.
Kur sapo del nga furra, e ngrohtë, me pak gjalpë e djathë apo vaj ulliri, kripë e rigon, shija e saj të përfshin tërësisht.Shumë njerëz e provojnë të bëjnë bukë në shtëpi dhe dekurajohen menjëherë për shkak të disa gabimeve që mund të shmangen lehtë.
Përzgjedhja e Miellit
Në treg mund të gjeni lloje të ndryshme mielli përfshirë atë që është shumë-përdorimësh
Ky miell nuk është i përshtatshëm për çdo lloj buke.
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të përdorni miell gruri të një cilësie të mirë dhe tu përmbaheni recetave që do të zgjidhni
Përzierja e Miellit
Nëse bëni kombinime të gabuara të miellit do të përfitoni një bukë që nuk do të ketë fortësinë e duhur.
I tillë është rasti i përdorimit të vetëm të miellit integral apo përzierjes në sasi të mëdha të miellit të grurit me atë të elbit.
Majaja e Bukës
Aktivizimi i majasë së bukës është hap shumë i rëndësishëm në gatimin e bukës në shtëpi. Për majanë e thatë duhet të përdorni ujë të vakët.
Nëse uji është shumë i nxehtë, majaja nuk vlen më. Nëse uji është i ftohtë, majaja nuk do të aktivizohet.
Nëse brumi i bukës nuk fryhet atëherë korja e bukës do të jetë e trashë dhe e fortë, ndërkohë që tuli do të jetë i papjekur.
Temperatura
Brumi duhet të jetë i mbrojtur nga rrymat e ajrit.
Ai duhet të qëndrojë i mbështjellë në një vend me temperaturë të ngrohtë që të fryhet.
Nëse e lini në një vend me qarkullim ajri atëherë brumi nuk do të fryhet sa duhet.
Temperatura ideale e pjekjes së bukës në furrë është rreth 180°.
Prerja e Bukës
Pas pjekjes, buka ka nevojë për pak kohë që të ftohet.
Ajo duhet hequr nga tava, duhet lënë të ftohet mënjanë dhe më pas mund të prihet në feta.
Mos provoni që të prisni bukën në feta teksa ajo është e nxehtë.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë të thjeshtë, të shijshme të bukës së përgatitur në kushtet e shtëpisë.
Buka e Shtëpisë
Përbërësit
1 kg miell
300 ml ujë të vakët
200 ml qumësht të vakët
2 lugë maja birre
4 lugë vaj ulliri
2 lugë të vogla kripë
Përgatitja
Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tresim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet.
Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën.
I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë.
Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar. Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar.
Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër. E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet.
Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi me letër pjekjeje. I lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur. Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur.
Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri.
E pjekim për rreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë e të praruar./AgroWeb.org
Të tjera
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...