Këto janë kriteret që duhet plotësuar farmacistët për pagesën shtesë prej 100 Euro
Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 07 April 2020
Oda e Farmacistëve të Kosovës, përmes një njoftimi, ka dhënë informacione se cilat kritere duhet plotësuar farmacistët, në mënyrë që të fitojnë 100 euro, e cila vjen në kuadër të planit operacional për realizimin e pagesës, e miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Ky është njoftimi:
Ju njofotojmë se Ministria e Financave dhe Transfereve ka publikuar planin operacional për realizimin e pagesës shtesë në vlerë prej 100 € për farmacistët nga Qeveria e Kosovës.
Kjo pagesë vlen për pagat e muajit Mars dhe Prill por ekzekutimi i pagesës bëhet gjatë periudhës Prill dhe Maj.
Për të përfituar nga kjo masë duhet të plotësohen kriteret si në vijim:
- Secili i punësuar, në mënyrë që të përfitojë nga kjo pikë, duhet të posedojë llogari bankare në një nga bankat e licencuara në Republikën e Kosovës;
- Punëdhënësi (pronari i barnatores) duhet të dërgoj listën e të punësuarve (duke cekur edhe pozitën) të cilët kanë punuar gjatë muajve Mars dhe Prill në veprimtaritë si barnatore, tek MEPTINIS (Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregëtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike) së bashku me të dhënat e llogarisë bankare të secilit të punësuar dhe dëshmitë e deklarimit në ATK të këtyre të punësuarve për muajin Shkurt.
ATK ruan të drejtën për të kryer verifikime para ose pas (ex ante /ex post) ngjarjes lidhur me plotësimin e kushteve të Vendimit. Në çfarëdo rasti apo në çfarëdo kohe që konstatohet se punëdhënësi ka përfshirë në listë përfitues që nuk plotësojnë kriteret e vendimit, ATK do ta inicojë rastin e përfitimit të pabazuar në organet kompetente të rendit, sipas legjislacionit në fuqi.
Për informata shtesë të kontaktohet Ministria e Financave dhe Transfereve.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...