I infektuari me koronavirus nga Drenasi muajt e fundit nuk ka jetuar në këtë komunë
Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 06 April 2020
Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi një person nga kjo komunë doli pozitiv në koronavirus. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Lladrovci tha se i infektuari ka adresë në këtë komunë, por se prej disa muajve nuk ka jetuar në Drenas.
“Qytetari i infektuar me virusin covid-19, edhe pse është me adresë nga komuna jonë, gjatë muajve të fundit nuk kishte fare kontakte me komunën tonë”, tha Lladrovci.
Njoftimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:
Pas paraqitjes së rastit të parë pozitiv me virusin covid-19, për qytetarët e komunës së Drenasit, deklaroj si në vijim:
Qytetari i infektuar me virusin covid-19, edhe pse është me adresë nga komuna jonë, gjatë muajve të fundit nuk kishte fare kontakte me komunën tonë.
Në kontakt me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), Prof. Dr. Naser Ramadani, u informova se një pacient nga komuna e Drenasit, është i infektuar me virusin covid-19.
Njoftoj qytetarët e komunës së Drenasit se pacienti ka lindur në komunën tonë dhe me adresë është nga komuna jonë, por muajve të fundit, nuk ka qenë në shtëpinë e vet në komunën e Drenasit.
Uroj që pacienti nga Drenasi por edhe të gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, të shërohen sa më shpejt dhe të mos kemi raste të reja të infektimit, ndërsa familjarëve të të infektuarit, u kërkoj të ruajnë qetësinë dhe durimin në përballjen e suksesshme me këtë virus.
Ne do të veprojmë sipas rekomandimeve të IKShP dhe institucioneve relevante, në bashkëpunim me Këshillin Emergjent Lokal dhe instancat tjera komunale, duke ndërmarrë të gjitha masat për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, parandalimin dhe luftimin e virusit covid-19./ Gazeta inFokus/
Kujdes po, panik jo!
Me nderime,
Ramiz Lladrovci
Drenas, 6.4.2020
Të tjera
-
Stoltenberg: Besimi i Ukrainës te aleatët e NATO-s është dëmtuar nga dështimet e dërgimit të armëve
Besimi i Ukrainës te aleatët e saj të NATO-s është “rënduar” për shkak të von...
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...