Historia interesante e Samuel Eto’o, sulmuesi që për pak sa nuk e humbi tërë pasurinë shkaku i agjentit
Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 03 April 2020
Në fillim të vitit 2011, Samuel Eto’o e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me financat e tij.Nëna e tij ishte kthyer të jetonte në Kamerun dhe nuk po merrte të gjitha paratë që ai po i dërgonte asaj, ndërsa një klub nate në vendlindjen e tij që ai zotëronte, nuk i kishte paguar pagat për puntorët për disa muaj.
Këtë rrëfim e zbulon Marca, që është duke botuar një edicion të tillë me histori të pa-treguar ndër vite.
Agjenti i Eto’o ishte njeriu përgjegjës, që duhet t’i kryente këto pagesa.
Pasi ai bëri disa kërkime, doli se një kompani që Eto’o e zotëronte dhe mbante pjesën më të madhe të fitimeve që ai i kishte, e kishte transferuar pasurinë e tij në duart e dikujt tjetër.
Eto’o tani zotëronte vetëm një për qind të kompanisë së përmendur, ndërsa pjesa tjetër ishte në emër të ndërmarrjeve të ndryshme të kontrolluara nga agjenti i tij, Jose Maria Mesalle
Por si ndodhi kjo?
Sulmuesi kishte besim të plotë te agjenti i tij Mesalles, që kur ishte 22 vjeç.
Eto’o e kishte lejuar menaxherin e tij të merrej me blerje, shitje, të bënte transferime, të menaxhonte pagesat e tij nga Interi. Mesalles kishte të drejt të plotë te paratë e lojtarit.
Gjithçka që Eto’o kishte fituar, e që shuma ishte 40 milionë euro vetëm mes viteve 2006 dhe 2009, ishte në duart e Mesalles.
Kompania e lartpërmendur që tashmë nuk ishte më në zotërimin e Eto’os, zotëronte katër shtëpi në Palma, Barcelonë dhe Paris, një ndërtesë të tërë në Douala (Kamerun), vende parkimi, depo dhe një veturë Bentley.
Eto’o aty e kuptoi që kjo kompani që i më nuk zotëronte praktikisht asgjë, kishte të drejtën e të gjitha veprimeve dhe ishin kryer nga agjenti i tij ose kompanitë që ishin në emrin e tij.
Eto’o gjithashtu e gjeti veten në borxh, pasi u “kishte dhënë” hua atyre kompanive, normalisht pa dijeninë e tij.
Në atë kohë, sulmuesi po luante te Anzhi Makhachkala në Rusi dhe, pasi u këshillua me miqtë e afërt, ai ia largoi të gjitha fuqitë agjentit Mesalles dhe ngriti padi kundër tij.
Në fund, Eto’o arriti të rimarrë pasurinë e tij të madhe, por në atë kohë, ai ishte në prag të rrënimit financiar.
Të tjera
-
Dy të vdekurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...