Sport

Llapi nuk dorëzohet për titull, mposht Prishtinën në derbin e javës

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 28 April 2024

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Ramiz Sadikut, ndaj Prishtinës me rezultatin 2:0.

Qysh në pjesën e parë, skuadra e Tahir Batatinës tregoi se në Prishtinë kanë udhëtuar për tri pikë, shkruan Indeksonline

Golin në minutën e 13’të e shënoi sulmuesi Muhamet Hysen.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë, skuadra vendase tentoi ta barazonte rezultatin – por ishte ekipi nga Podujeva ajo që shënoi edhe golin e dytë.

Sërish sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Muhamet Hyseni shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin e tij.

Me këtë fitore, Llapi vazhdon “luftën” për titull kampioni – ata shkojnë në kuotën e 61 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se lideri – Ballkani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera