Hegseth: Asnjë Sekretar Mbrojtjeje s’është shkarkuar për operacione të ligjshme ushtarake, as gjatë Clintonit në Kosovë, as për Sirinë e Irakun
Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 10 November 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka përmendur edhe Kosovën në një deklaratë përmes së cilës ka mbrojtur ligjshmërinë e operacioneve ushtarake amerikane në Iran, duke kundërshtuar përpjekjet për shkarkimin e tij përmes procedurës që njihet si “impeachment”, shkruan Express.
Në një konferencë për media teksa ka komentuar synimet për shkarkimin e tij, Hegseth ka rikujtuar ndërhyrjet ushtarake amerikane gjatë administratave të presidentëve të mëparshëm, duke përmendur edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, gjatë presidencës së Bill Clintonit.
“Gjatë 250 vjetëve të republikës amerikane, asnjë sekretar i Luftës apo sekretar i Mbrojtjes nuk është përballur me shkarkim për kryerjen e operacioneve ushtarake të ligjshme. Asnjëherë. Jo gjatë Reaganit në Liban. Jo gjatë Clintonit në Kosovë. Jo gjatë Obamës në Irak apo Siri. Jo gjatë Bidenit në Irak apo Siri. Ky është standardi. Historia është e qartë”, ka deklaruar Hegseth.
Ai ka kritikuar nismën e kongresistit amerikan Thomas Massie, të cilin e ka cilësuar si të pakënaqur, për përpjekjen që, sipas tij, të ndryshojë këtë precedent për shkak të mospajtimeve me politikat ushtarake të administratës aktuale.
“Kjo është ajo që po ndodh, mospajtime për politikat. Jo krime të rënda, jo kundërvajtje, jo tradhti, jo ryshfet dhe as lloji i shkeljeve që themeluesit e SHBA-së kishin parasysh kur hartuan klauzolën për shkarkimin nga detyra”, ka shtuar ai.
Deklarata e Hegseth vjen në kohën kur kongresisti republikan Thomas Massie ka ndërmarrë një iniciativë për shkarkimin e tij, duke paraqitur tetë pika të akuzës. Ato lidhen kryesisht me përfshirjen ushtarake amerikane në Iran pa autorizimin e Kongresit, si dhe me operacionet në Jemen dhe Venezuelë.
Massie e akuzon Hegseth për zbatim të urdhrave të paligjshëm dhe shkelje të Kushtetutës amerikane. Sekretari i Mbrojtjes i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke e cilësuar iniciativën si të motivuar politikisht./Express/

T� tjera
-
Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok
Tenderi për asfaltimin e rrugëve lokale në Komunën e Zubin Potokut, me vlerë ...
-
“Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shprehur sërish kundërshtimin e tij ndaj ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar
Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt pritet të nisë dëgj...
-
Apel për solidaritet: 2-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, duhen 200 mijë euro për trajtimin e tij jashtë vendit
Leka është vetëm 2 vjeç dhe po përballet me një sfidë të madhe për jetën e ti...
-
Kurti takon kryeministrin Pashinyan në Paris, radioja armene sjell detaje
Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pash...
-
Abdixhiku pret në takim Prattipatin: Folëm për perspektivën ekonomike e projektet me rëndësi për Kosovën
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë ...
-
Inflacioni në Kosovë arrin në 7.1%, ja çfarë u shtrenjtua në tetor
Inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 7,1% gjatë tetorit 2026, ndërsa tra...
-
“Erdhën 5-6 makina dhe e provokuan Noizyn” – Babai i këngëtarit dëshmon në gjykimin ndaj Laert Haxhiut
Babai i këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, Bashkim Rajku, ka dëshmua...
-
Pete Hegseth rrezikon shkarkimin për shkak të luftës me Iranin
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, mund të përballet këtë javë me ...
-
Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që dyshohet për vjedhje
Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëv...
-
Nisin bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi
Bisedimet trepalëshe midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara filluan...
-
Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtar...






























