Lajme

“Erdhën 5-6 makina dhe e provokuan Noizyn” – Babai i këngëtarit dëshmon në gjykimin ndaj Laert Haxhiut

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 10 November 2026

Babai i këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, Bashkim Rajku, ka dëshmuar në seancën gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Ai është pyetur nga prokurori Behar Dibra lidhur me shpërthimin me eksploziv në lokalin e familjes në Durrës, në qershor të vitit 2022.

Gjatë dëshmisë, Bashkim Rajku tregoi se në momentin e shpërthimit kishin dëgjuar një zhurmë të fortë dhe më pas kishin vërejtur se xhamat e lokalit, i cili ndodhej në të njëjtin pallat ku banonin, ishin thyer.

-Advertisement-

I pyetur se me çfarë e lidhte ngjarjen, ai tha se nuk kishte prova konkrete, por përmendi konfliktet e mëparshme të djalit të tij.

“Djali im është artist, mund të ketë pasur ndonjë fërkim apo hatërmbetje. Nuk kishim dyshime në momentin e parë. Ju e dini historinë, ka pasur fërkime me atë të Lushnjës. Nuk kam fakte ta them konkretisht. Punë artistësh”, deklaroi Rajku.

Ai rrëfeu gjithashtu se një ditë para shpërthimit, pesë ose gjashtë automjete kishin shkuar te lokali dhe kishin provokuar Noizyn, duke shkaktuar një konflikt.

Ndërkohë, këngëtari Noizy dhe babai i tij janë thirrur për të dëshmuar në këtë proces gjyqësor. Laert Haxhiu nuk është paraqitur në seancë, ndërsa është përfaqësuar nga avokati mbrojtës, Detar Hysi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy