Inflacioni në Kosovë arrin në 7.1%, ja çfarë u shtrenjtua në tetor
Autori: Gazeta inFokus
14:02 | 10 November 2026
Inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 7,1% gjatë tetorit 2026, ndërsa transporti ka shënuar rritjen më të madhe të çmimeve.
Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e konsumit në tetor janë rritur për 7,1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Megjithatë, në krahasim me shtatorin 2026, inflacioni mujor ka qenë 0,0%, që nënkupton se niveli i përgjithshëm i çmimeve ka mbetur i pandryshuar.
Rritja më e madhe vjetore është regjistruar në sektorin e transportit, ku çmimet janë ngritur për 21,5%. Pas tij renditen strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse me 9,7%.
Sipas ASK-së, shtrenjtim është regjistruar edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 5%, restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 4,5%, si dhe kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme me 3,7%.
Ushqimet dhe pijet joalkoolike, që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të familjeve, janë shtrenjtuar për 3,2% në krahasim me tetorin e vitit 2025.
Ndërkohë, çmimet në shëndetësi dhe te mobiljet e pajisjet shtëpiake janë rritur për 2,9%, ndërsa veshjet dhe këpucët për 2,3%.
Në anën tjetër, ulje vjetore e çmimeve prej 0,3% është regjistruar vetëm te shërbimet arsimore.
Sa u përket ndryshimeve mujore, ASK-ja ka evidentuar rritje të çmimeve të strehimit, ujit dhe energjisë për 1,7%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 1,1%.
Gjatë tetorit, transporti ka shënuar ulje mujore të çmimeve për 2,2%, kurse rekreacioni, sporti dhe kultura për 1,4%.
Ndryshe, inflacioni në shtator kishte arritur 7.8 për qind
https://kosovapress.com/_next/image?url=https%3A%2F%2Feditor.kosovapress.com%2Fapi%2Fmedia%2Fimages%2F2026%2F11%2Fd13bd71a-2acd-4796-a3ed-6a9d46413063.jpg&w=1080&q=75

T� tjera
-
Abdixhiku pret në takim Prattipatin: Folëm për perspektivën ekonomike e projektet me rëndësi për Kosovën
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë ...
-
“Erdhën 5-6 makina dhe e provokuan Noizyn” – Babai i këngëtarit dëshmon në gjykimin ndaj Laert Haxhiut
Babai i këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, Bashkim Rajku, ka dëshmua...
-
Pete Hegseth rrezikon shkarkimin për shkak të luftës me Iranin
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, mund të përballet këtë javë me ...
-
Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që dyshohet për vjedhje
Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëv...
-
Nisin bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi
Bisedimet trepalëshe midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara filluan...
-
Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtar...
-
Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online, mos i jepni të dhënat bankare!
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për qytetarët, duke i paralajmëruar për...
-
KDI kritikon deputetët për pengimin e llogaridhënies së Autoritetit të Konkurrencës
Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësim për mosraportimin e vazh...
-
Kanosja ndaj Arlindës: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca e mbyllur
Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, ësht...
-
Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ngre shqetësime në Komisionin për Siguri
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur di...
-
Seancë e jashtëzakonshme nesër, debat për Raportin e Komisionit Evropian
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare nesër, e mërk...
-
50 automjete, 11 të vdekur, përplasje masive në mjegull në Bullgari (Pamje)
Një aksident me rreth 50 autohumbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën. Kët...



































