Sport

Aro Muriq sërish më i miri, Burnley e ndal me barazim Man Utd-n

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 27 April 2024

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 35-të në Premierligë.

E më i miri ishte edhe njëherë tjetër portieri Aro Muric që u tregua fantastik.

Portieri kosovar u vlerësua me notën më të lartë, 8.5 nga Flashscor..

-Advertisement-

Antony kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi në mintuën e 79-të, megjithatë Amdouni barazoi në të 87-tën.

Me këtë barazim, Man Utd mbetet në vendin e gjashtë me 54 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Burnley i Muric është në vendin e parafundit me 24 pikë, dy larg vendit që shpëton nga rënia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera