Sport

Nipi i Luan Krasniqit i pandalshëm, Ardiani fiton me nokaut dhe mbron titullin kampion

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 27 April 2024

Ardian Krasniqi vazhdon me fitore në boksin profesionist. Në Nuremberg të Gjermanisë, Krasniqi fitoi ndaj Andreas Masold.

Nipi i Luan Krasniqit qysh në raundin e dytë arriti fitore me nokaut ndaj kundërshtarit të tij.

Krasniqi me këtë fitore e mbrojti titullin kampion të Gjermanisë, “BDB Germany Light Heavy”.

-Advertisement-

Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut.

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani mbron titullin kampion në Gjermani. 🇦🇱🥊 pic.twitter.com/9t5lnCYpJU

— LIG Sport (@lig_sport) April 27, 2024

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera